I dogjën makinën gjatë natës, dëshmon në polici kryetari i PS në Elbasan: Nuk kam konflikte me njeri

  • 5 years ago
shtë djegur gjatë natës makina e kryetarit të Partisë Socialiste në Elbasan. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen '5 Maji'. Automjeti i tij tip Hondai me targë AA 574 TH ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Vetë Budani është shprehur në polici se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk ka dyshime lidhur me autorët.

"Nuk kam asnjë problem me askënd. Nuk kam pasur probleme as debate me askënd. Makina ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë. Më është trembur familja, fëmijët", mësohet të jetë shprehur Budani.

Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, idetifikimin dhe kapjen e autorëve. Xhevahir Budani mban prej pak muajsh postin e drejtorit të Shëndetit Publik Rajonal.

Recommended