I shpëton rrëmbimit nga grupi kriminal në Elbasan dhe dëshmon në Polici, s'ka të ndaluar
  • 5 years ago
Pasditen e të premtes, më datë 28 dhjetor 2018, rreth orës 16:00, shtetasi Aurel G. është marrë peng për llogari të një grupi kriminal shumë të njohur në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët më të populluara të qytetit, pranë Universitetit "Aleksander Xhuvani". Shtetasi me inicialet Bexhet M. në mirëbesim, për shkak të njohjes së mëparshme ka hipur në automjetin e viktimës, Aurel G. dhe janë drejtuar fillimisht drejt qendrës së qytetit dhe më pas kanë marrë drejtimin për te Universiteti "Aleksander Xhuvani".

Sapo kanë arritur aty, papritur Bexhet M. nxjerr pistoletën dhe ia vendos në koke drejtuesit të mjetit Aurel G. duke i thënë se nëse nuk do të ndiqte urdhrat e tij, ai do t?a vriste. Rrëmbyesi i ka dhënë viktimës një shirit plastik që Forcat Speciale zakonisht e përdorin në vend të prangave dhe i ka kërkuar që të lidh duart me të, në të kundërt do t?a qëllonte. Në atë moment, rrëmbyesi i ka thënë viktimës se ishte i detyruar t?a çonte atë pranë një objekti shumë të njohur në Elbasan, i cili njihet si pronë dhe bazë qëndrimi e grupit kriminal më të fuqishëm në qytet. Ndërsa ka qenë nën presionin e armës, viktima ka nuhatur rrezikun që i kanosej nëse përfundonte si peng për llogari të grupit kriminal, dhe ka tentuar t?i arratiset rrëmbyesit. Autori për shkak të faktit se kishte dëshmitarë në vendngjarje që mund t?a identifikonin nuk ka qëlluar me armë, por e ka goditur fort viktimën me qytën e pistoletës në kokë duke synuar t?a neutralizonte. Pavarësisht goditjes së rëndë që ka pësuar në kokë, Aurel G, ka dalë nga autovetura dhe i mbuluar me gjak në fytyrë ka vrapuar në drejtim të një patrulle policie që ndodhej rastësisht në rrugë për të shpëtuar nga duart e rrëmbyesit. Në këto rrethana pasi ka parë patrullën e policisë, e përbërë nga dy efektivë, një prej tyre police femër dhe pamundësinë për t?a kapur sërish Aurelin, autori i krimit Bexhet M. është larguar nga vendngjarja me shpejtësi duke marrë mjetin e viktimës. Automjeti i Aurel G. është gjetur disa orë pas ngjarjes nga vëllai i tij, i braktisur në një nga rrugicat e periferisë së qytetit pasi i ishte ndërruar targa e parë. I tmerruar nga ajo që i kishte ndodhur dhe i trembur se mund t?i rrezikohej sërish jeta, Aurel G. është paraqitur i plagosur dhe i gjakosur në komisariatin e Elbasanit për të kërkuar mbrojtje nga policia dhe për të kallëzuar pengmarrjen.
Recommended