Top News - Atentati në Elbasan/ 20 të shoqëruar, dëshmon Çapja

  • 4 years ago
Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me hetimet për atentatin e bujshëm ndaj Ardjan Çapjas në qytetin e Elbasanit. Mësohet se policia ka shoqëruar më shumë se 20 persona si të dyshuar apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Sakaq, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në një zonë të gjerë dhe po këqyren pamjet. Por pamjet filmike janë marrë edhe të disa ditëve më parë, pasi ka dyshime se atentatorët e kanë studiuar zonën.

Nisur nga provat e grumbulluara, policia dyshon se atentati ndaj Çapjas është kryer me anë të një armë snajper me silenciator dhe nga një distancë e largët. Por vetë Çapja në dëshminë e dhënë për policinë ka deklaruar se është rrëzuar dhe i ka hyrë një hekur në shpatull dhe se nuk është plagosur nga arma e zjarrit.
Nga veprimet hetimore rezulton se, targat janë të vjedhura dhe i përkasin një mjetit ?Citroen C3? dhe janë deklaruara të vjedhura në Krujë një vit më parë më datë 6 maj 2019. Policia duke marrë në konsideratë se djegia e makinës ka lidhje me atentatin, ka këqyrur me imtësi gjithcka që është gjetur brenda automjetit.

Në mjetin e djegur, policia ka gjetur edhe një silenciator, i çmontuar, i cili do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme. Ardian Çapja në momentin që u qëllua ndodhej në hotelin në pronësi të tij, ?Univers? në zonën e Krastës. Duke qenë se ishte një zonën nën kontroll të rreptë nga fisi Çapja dhe i super monitoruar nga kamerat, atentatorët kanë studiuar mirë zonën dhe kanë përdorur snajper me silenciator nga distanca. Një fëmijë 8-vjeçar mund të jetë dëshmitar, pasi ka parë persona të maskuar përpara atentatit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArdianÇapja#Elbasan#TopChannel

Recommended