Atentati ndaj Çapjas e kriminalitetit, Lleshaj: Heqja e masave shfytëzohet nga grupet kriminale

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Një ditë pas atentatit mafioz ndaj Ardian Capjas në Elbasan ka reaguar për herë të parë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, sipas të cilit kjo ngjarje kriminale por dhe të tjera të regjistruara ditët e fundit vijnë si pasojë e heqjes së masave kufizuese. Lleshaj drejtorëve të policisë u la afat fundin e qershorit për luftën ndaj kanabisit.

Një ditë pas atentatit me snajper ndaj Ardian Çapjas, dhe një serë ngjarjesh kriminale ditët e fundit, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për herë të parë. Sipas tij heqja e karantinës dhe masave të tjera kufizuese, është shfrytëzuar nga grupet kriminale, ndaj kjo është arsyeja që javët e fundit ka patur disa ngjarje të rënda kriminale, si vrasje e atentate.

''Hapja, shtimi i densitetit të lëvizjes do të shtojë edhe mundësitë ose hapësirat e grupeve kriminale për të goditur. Edhe rastet e ditëve të fundit tregojnë që krimi tenton të shfrytëzojë çdo hapësirë të mundshme.''

Lleshaj, gjatë mbledhjes me drejtorët vendorë të policisë, u ka përcaktuar fundin e qershorit si afatin që duhet të përfundojë përpjekja për të përfunduar luftën ndaj kanabisit.

''Ne synojmë që brenda muajit qershor, përpjekja e Policisë së Shtetit me kanabisin të mbyllet.''

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/atentati-ndaj-capjas-dhe-kriminaliteti-lleshaj-heqja-e-masave-kufizuese-shfytezohet-nga-grupet-kriminale

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended