RTV Ora - Lleshaj: Organizatorët krijuan zonë të favorshme për grupet kriminale

  • 5 years ago
#rtvora
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se protesta e opozitës i krijoi terren grupeve kriminale për veprim, pasi e spostoi vëmendjen e Policisë së Shtetit nga goditja e grupeve kriminale drejtë një proteste të paligjshme.

Lleshaj: Tirana përjetoi një ngjarje të pazakontë dhe një protestë të dhunshme. Ajo pati shumë më tepër dhunë dhe gtregon dëshpërimin e organizatorëve të protestës. Prandaj pati më shumë masa. Protesta u zhvendos në mënyrë tinëzare nga Kryeministria, drejt Parlamentit dhe duke krijuar

Nga ana e organizatorëve që nuk kishin marrë asnjë masë në bazë të ligjit. U pa qartë që në vend të marrjes së masave kishin organizuar grupe sulmi. Gjatë protestës u bënë thirrje për revolucion, dhunë, antikushtetuese, që e shoqërojnë prej vitesh këtë vend. U përdor një skenar i tërë lëndësh shpërthyese, që kanë shkaktuar një sërë dëmesh.

Protesta edhe një herë kontribuoi për ta zhvendosur fokusin e Policisë, nga lufta kundër grupeve kriminale drejtë një proteste të paligjshme. Organizatorët arritën që t?i krijojnë një zonë komoditeti dhe të favorshme grupeve kriminale.

Policia e Shtetit dha një shembull kuptimplotë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lleshaj-organizatoret-e-protestes-favorizuan-grupet-kriminale
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended