Ora News - Heqja e masave kufizuese rikthen kaosin dhe trafikun në Tiranë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Heqja e masave kufizuese ka rikthyer në Tiranë kaosin dhe trafikun. Një numër i lartë i automjeteve vërehet që në orët e para të mëngjesit. Qytetarët shprehen të shqetësuar për këtë situatë, ndërsa shprehen se punimet në rrugë dhe lirimi i masave kanë ndikuar për trafikun.

Trafiku i rënduar në rrugët e Tiranës nis që në orën 6 të mëngjesit, ku numri më i lartë vërehet në rrugët e unazës.

Këtu jemi në zonën e unazës, pranë rrethrrotullimit të ish-doganës, ku është e pamundur që situata të menaxhohet. 4 efektivë të policisë rrugore janë vendosur pranë këtij rrethrrotullimi, për të menaxhuar trafikun e rënduar.

Drejtuesit e automjeteve shprehen të shqetësuar për këto vështirësi në lëvizje.

''Normal, trafiku shqetësues është. Ja duket, nuk ka nevojë për koment.''

Për disa prej tyre kjo situatë është rikthyer nga heqja e masave shtrënguese por dhe punimet që po behën nga firmat e ndërtimit.

''Janë hapur të gjitha rrugët,të gjithë qarkullojnë, kanë punë. Po bëhet rruga kjo është arsyeja. Ku ka ndërtim ka konfuzion, ka të tilla probleme.''

Situata vijon të jetë shqetësuese dhe për sa i përket aksidenteve, ku në pak orë në Tiranë u regjistruan 3 aksidente të rënda. Bilanci i përplasjeve në kryeqytet është 4 të plagosur dhe 1 i vdekur. Në dy prej rasteve, makinat përplasen këmbësorët, ndërsa aksidenti i të hënës u përplasën dy automjete ku u plagosën dhe dy fëmijë të mitur.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/heqja-e-masave-kufizuese-rikthen-kaosin-dhe-trafikun-ne-tiran

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended