RTV Ora - Prefektja e Tiranës: Siguri në ambientet parashkollore dhe shkollore

  • 5 years ago
#rtvora
Shkolla nis të hënën dhe po ashtu në rrugë pritet që të shtohet fluksi i lëvizjeve. Për të siguruar një nisje sa më të mbarë të vitit të ri shkollor, prefektja Suzana Jahollari u shpreh se edhe këtë vit do të vijojë ofrimi i shërbimit për siguri në institucionet shkollore dhe parashkollore përmes patrullimit dhe oficerëve të sigurisë. Ndërsa nuk do të mungojë policia kriminale për të parandaluar shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Jahollari: Rendësi të veçantë i është dhënë kushteve të sigurisë në ambientet parashkollore dhe shkollore, duke përmirësuar policimin në komunitetit nëpërmjet patrullimit të forcave të policisë në oraret kyçe dhe vendosjes së oficerit të sigurisë. Mbikëqyrja e ambienteve shkollore nga agjentët e policisë kriminale për parandalimin e rasteve të tregtimit të lëndëve narkotike. Forcimi i mëtejshëm i rolit të oficerit të sigurisë, kontrolli i mjeteve transportuese të nxënësve referuar parametrave të përcaktuara nga dispozitat ligjore në fuqi.

I pranishëm në mbledhje ishte edhe nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, i cili vuri theksin tek masat e për rregullimin e trafikut.

Seferi: Unë do të doja të falenderoja edhe policinë e shtetit, sepse është një drejtim që menaxhohet nga policia e shtetit në bashkëpunim me policinë bashkiake. Pjesa e trafikut duke filluar që nga limitimi i lëvizjes së mjeteve të furnizimit të mjeteve tregtare në orarin 7-9 dhe deri tek patrullat që do vendosen në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Në vitin që lamë pas, numri i rasteve ku jeta e nxënësve dhe e prindërve të tyre është vënë në rrezik ka qenë zero. Rezultat, i cili synohet të ruhet edhe për këtë vit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prefektja-e-tiranes-siguri-ne-ambientet-parashkollore-dhe-shkollore

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended