RTV Ora - Doris Pack apel Ramës: Mos prishni Teatrin, përfaqëson historinë dhe kulturën e Tiranës
  • 5 years ago
#rtvora

Ish-deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack, i ka bërë thirrje kryeministrit dhe kryebashkikut Erion Veliaj, që të heqin dorë nga shembja e Tearit. Në një takim me artistët, ish-zyrtarja gjermane, tha se ky objekt përfaqëson historinë dhe kulturën e Tiranës, ndaj nuk duhet të shembet. Ndërkohë Shoqata Çamëria, i dha ish-europarlamentares, titullin e mirënjohjes me motivacion se ajo ka ngritur zërin në mbrojtje të çështjes në parlamentin europian.

Ish-deputetja e Parlamentit Europian zhvilloi një takim me intelektualë dhe aleancën për mbrojtjen e Teatrit, ndërsa u ka bërë thirrje kryeministrit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj që të rishikojnë vendimin për shembjen.

Duke dhënë mbështetjen e saj të plotë për kauzën e Teatrit si një kauzë e drejtë, Pack tha se ky objekt është shpirti i Tiranës dhe mbart një histori që duhet trashëguar.

Doris Pack:?Të gjithë jemi tronditur nga djegia e katedrales së ?Notre Damit? 2 javë më parë. Unë nuk po e krahasoj Notre Damin me Teatrin Kombëtar, por ajo është një ndërtesë e cila duhet ruajtur dhe t?i tregoni për të fëmijëve tuaj. Edhe mua kur vij në Tiranë më prek në zemër sepse kur vjen në Tiranë shikon vetëm ndërtesa të larta, të cilat nuk përfaqësojnë kulturën e Shqipërisë.Kreu i Bashkisë dhe të gjithë duhet ta rikonsiderojnë vendimin për shembjen e tij?.

Aktorët e emëruan ish-deputeten europiane si përfaqësuesen e tyre në Evropë, ndërsa ajo kishte një sugjerim për protetstuesit.

Doris Pack: ?Unë mendoj se nuk duhet të ndalet protesta sepse ndoshta në fund Kryeministri do ta kuptojë që ka dhunuar jetën dhe të drejtën tuaj. Unë unë i bëj një apel Kryeministrit që të reagojë?.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ish-eurodeputetes Doris Pack, iu dha titulli i mirënjohjes nga shoqata çamëria.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, u shpreh se Pack ka ngritur zërin ne Parlamentin Europian për çështjen çame.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/doris-pack-apel-rames-mos-prishni-teatrin-perfaqeson-historine-dhe-kulturen-e-tiranes
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended