Bashkia e Tiranes hap garen per Teatrin Kombetar | Lajme - News
  • 4 years ago
Bashkia e Tiranës ka hapur garën për hartimin e një projekti të ri për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Sipas dokumenteve të dorëzuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, kompania e cila do të shpallet fituese në këtë procedure, duhet të hartojë një studim dhe projektim të një vepre bashkëkohore e cila do të ketë të gjithë parametrat teknikë dhe funksionalë të teatrove modernë.

?Në arkitekturën e godinës së teatrit duhet të pasqyrohet jo vetëm koncepti bazë i të projektuarit sipas standardeve por edhe kërkesat urbanistike-arkitektonike të vendit tonë si dhe arkitektura me materialet bashkëkohore?.

Ofertat priten deri më 14 Korrik dhe pas shpalljes së fituesit, kompania duhet të dorëzojë brenda 5 muajsh projektin e teatrit.

Fondi i përcaktuar për dizejnimin e projektit është 500 mijë Euro, miratimi i të cilit është bërë më datën 1 Qershor të këtij viti nga Këshilli Bashkiak.

Ky vendim mbylli dhe garën e hapur vitin e shkuar, ku kërkohej kompania e cila do të bënte zbatimin e projektit, pas tërheqjes së qeverisë nga projekti që nisi në partneritetit publik-privat me kompaninë Fusha.

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, u vendos që të bëhej një projekt i ri, jo ai me autor arkitektin danez Bjarke Ingels, i prezantuar më parë nga Kryeministri Rama.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended