Ora News - Punime në rrugë, ARRSH: Devijohet trafiku në Tiranë-Qafë Kashar dhe Tiranë-Kamëz
  • 5 years ago
#oranews #arrsh #punime

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë njoftuar se duke filluar nga dita e nesërme dhe për 5 ditë me radhë do të ketë divijim të trafikut në autostradën Tiranë ? Qafë Kashar, tek kthesa Rinasit.

Sipas ARRSH shkak për këtë devijim është vazhdimi i punimeve për për ndërtimin e 2 tombinove të reja në segmentin rrugor dhe për ndërtimin e pusetave hyrëse dhe dalëse të portaleve të tombinove.

"Për këtë arsye gjatë kohës së kryerjes së këtyre punimeve do të realizohet devijimi i trafikut në km 6+500 në drejtimin Tiranë - Durrës dhe në km 7+550 në drejtimin Durrës - Tiranë në rrugët dytësore në këto pika. Trafiku në këto segmente do të bëhet vetëm në një kalim" sqaron policia dhe ARRSH.

Gjithashtu ARRSH dhe policia bëjnë me dije se në segmentin rrugor Tiranë - Kamëz, mbas mbikalimit të Kamzës, do të realizohet riparimi i shtresave asfaltike të dëmtuara.

Punimet në këtë segment rrugor do të zgjasin 3 ditë nga data 14 deri në datën 17 shkurt. Kufizimi i trafikut të mjeteve do të bëhet në një korsi të lëvizjes gjatë kohës së kryerjes së punimeve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/punime-ne-rruge-arrsh-devijohet-trafiku-ne-tirane-qafe-kashar-dhe-tirane-kamez

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended