Ora News - Maratona e Tiranës, ja si devijohet qarkullimi i mjeteve në 6-7 Tetor
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës dhe Policia e Shtetit kanë marrë një plan masash për organizimin e maratonës, e cila do të zhvillohet ditëne dielë.

Për këtë arsye Policia do të devijojë qarkullimi i mjeteve në 6-7 Tetor në disa rrugë kryesore.

Ditën e Shtunë, për shkak të zhvillimit të garës për fëmijë ?Fun Run?, kufizohet qarkullimi në sheshin ?Nënë Tereza?, duke vijuar në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, rrugën ?Murat Toptani?, rrugën ?Myslym Shyri?, segmentin midis rrugës ?Ibrahim Rugova? dhe Bulevardit ?Dëshmorët e Kombit?, nga ora 08:00 deri në orën 12:00 të datës 06 Tetor 2018.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit që preket nga ky kufizim do të bëhet në rrugët ?Lek Dukagjini?, ?Ibrahim Rugova?, ?Abdyl Frashëri? dhe ?Papa Gjon Pali II?. Ndërsa, intinerari i lëvizjes së mjeteve të transportit publik do të devijojë nga rruga ?Abdyl Frashëri? për në rrugën ?Ibrahim Rugova?; Bulevardi ?Zhan D?Ark? dhe Bulevardi ?Bajram Curri? do të devijohen tek ura e ?Drejtorisë së Policisë? dhe tek ura e ?Rruga e Elbasanit?.

Kurse, për garën e madhe të së Dielës, pjesë e planit të masave organizuese për mbarëvajtjen e maratonës është ndalimi i qarkullimit në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, rrugët ?Abdi Toptani?, ?George Ë. Bush?, ?Rruga e Barrikadave?, ?Urani Pano?, ?Ded Gjo Luli?, ?Rruga e Kavajës? deri te kisha ?Katolike? dhe kthim, ?Ibrahim Rugova?, ?Lek Dukagjini?, si dhe segmentet hyrëse rruga ?Myslym Shyri? nga kryqëzimi i Drejtorisë së Policisë deri në qendër, ?Rruga e Durrësit? nga kryqëzimi me rrugën ?Mine Peza? deri në qendër, Bulevardi ?Zogu I? nga rruga ?Dervish Hatixhe? deri në qendër, ?Rruga e Dibrës? nga ?Selvia? deri në qendër, rruga ?Luigj Gurakuqi? nga sheshi ?Avni Rustemi? deri në qendër, në datën 07 Tetor 2018, duke filluar nga ora 05:00 deri në orën 14:00.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/maratona-e-tiranes-ja-si-devijohet-qarkullimi-i-mjeteve-ne-6-7-tetor
Recommended