Atentati ndaj Çapjas, policia sekuestron kamerat e sigurisë dhe nis shoqërimet - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia po vëzhgon kamerat e sigurisë të zonës përreth ku ndodhi atentati ndaj Ardian Çapjas ditën e hënë. Po ashtu, kanë nisur marrjet në pyetje të familjarëve dhe personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Mësohet se deri tani janë shoqëruar në polici më shumë se 20 persona. Makina e djegur ?Volsëagen? e atentatorëve u gjet vetëm 15 minuta pasi u qëllua 55-vjeçari.
Mjeti ishte i djegur, me targa të vjedhura në Fushë-Krujë një vit më parë që i përkisnin një makine ?Citroen C3?.Pasi krehën zonën, efektivët gjetën brenda në mjet një silenciator të çmontuar, të cilit do t?i kryejën ekzaminime të mëtejshme.Ardian Çapja ishte shënjestër e atentatit të tretë të hënën.
Ai u qëllua me silenaciator në momentin që ishte në shtëpi. Momentalisht 55-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën sepse plumbi që e kapi në shpatull i kaloi shumë pranë zemrës.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1

Recommended