RTV Ora - Trafik armësh dhe municionesh nga Shqipëria në Greqi, shkatërrohet grupi kriminal
  • 5 years ago
#rtvora
Autorët po shpërndanin armë në të gjithë Greqinë - grupi kriminal ishte shumë aktiv

Policia greke shkatërron një grup kriminal që trafikonte armë dhe mucione nga Shqipëria në ishullin e Kretës, në Greqi. Operacioni u zhvillua të shtunën, 14 shtator, ndërsa nën akuzë janë 11 grekë dhe 5 të huaj.

Në pranga kanë përfunduar 6 prej tyre, të gjithë grekë të moshës 59, 55, 54, 42, 31 dhe 64 vjeç, si pjesë e grupit kriminal të angazhuar në trafikim të paligjshëm të armëve dhe municioneve.

Katër prej personave u arrestuan në Kretë dhe dy të tjerë në pjesën tjetër të Greqisë pasi policia zbuloi një ngarkesë të paligjshme në një kamion të ndaluar nga autoritetet në Rethymnon.

Ngarkesa përmbante 4 kallashnikov dhe më shumë se 100,000 fishekë.

Çfarë u gjet nga kontrolli i banesave të të arrestuarve-

Kamioni me armët drejtohej nga 54-vjeçari i arrestuar. Policia më pas ushtroi kontrolle në shtëpinë e 55-vjeçarit në Thesprotia, shtëpinë 64-vjeçarit në Kozani dhe në shtëpinë 31-vjeçarit dhe 42-vjeçarit në Rethymnon, ku u gjetën dhe konfiskuan armë lufte, armë gjahu dhe një mori pajisjesh telefonike dhe kartash telefonike.

Në shtëpinë 31 dhe 42 vjeçarit u gjetën fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, 2 karikatorë, 20 kapsollë, dy këllëfë pistolete, një shotgan dhe pajisje të shumta për telefona celularë dhe karta telefonike.

Të arrestuarve iu sekuestruan dhe makina private të cilat i përdornin për veprimtari të paligjshme. Hetimi policor tregoi se përfitimi i paligjshëm financiar që anëtarët e grupit kriminal do të siguronin nga trafikimi i paligjshëm i municioneve në atë ngarkesë ishte vlerësuar në 232,000 ?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/trafik-armesh-dhe-municionesh-nga-shqiperia-ne-greqi-shkaterrohet-grupi-kriminal

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended