Shkaterrohet grupi kriminal shqiptaro-italian |Lajme-News
  • 4 years ago
Një grup kriminal shqiptar që merrej me trafikun e kokainës, heroinës dhe marijuanës, është goditur nga autoritetet italiane. 14 persona janë arrestuar në Itali, ndërsa 2 në Tiranë.
Televizioni Klan mëson se në Kamëz dhe Bathore janë arrestuar Elison Hysnebelliu dhe Jurgen Duka.
Kjo është skema se si kokaina çohej në Itali nga Amerika Latine, heroina nga Europa Veriore dhe marijuana nga Shqipëria.
Mediat italiane shkruajnë se grupi kriminal përdorte emra të koduar për kokainën, duke e quajtur ?Ullinj? apo ?Qeni i Vogël?. Dy shqiptarët Elson Hysenbelliu dhe Jurgen Duka kishin rolin kyç në dërgimin e marijuanës nga Shqipëria në Itali. Ata gjithashtu dyshohet se ndihmonin edhe shpërndarjen e kokainës me doza të vogla, nëpërmjet shqiptarëve të tjerë në zonën e Bolonjës dhe Emilia Romanga.
Në 5 muaj ky grup kriminal mendohet se ka trafikuar 160 kg kokainë në Itali. Aktivitetin ky grup kriminal e ka nisur në vitin 2016, ku nga Shqipëria çoheshin sasi të mëdha kanabisi drejt Italisë.
Urdhër-arrestet janë lëshuar nga zyra e prokurorit të Antimafias në Bolonja dhe Jurgen Duka e Elison Hysenbelliu pritet të ekstradohen në Itali.
Hetimet po vijojnë në Itali dhe Shqipëri pasi dyshohet se ka të tjerë persona të përfshirë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended