Shkatërrohet grupi kriminal në Lezhë e Shkodër - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Katër persona pjesë e një grupi të strukturuar kriminal kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës.Operacioni policor I koduar ?Segmenti? u realizua nga policia e Shkodres në bashkëpunim me prokurorinë e këtij qyteti dhe drejtorinë e Forcës operacionale të Policisë së Shtetit. Në pranga, sipas policisë, kanë rënë shtetasit Nardi Malaj 45 vjeç, banues në fshatin Baks, Shkodër, Dod Dodani 41 vjeç, banues në fshatin Mnelë, Shkodër, Jozef Ndoci 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe Shkodër dhe Aurel Tanushi 24 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Shkodër.Policia ka bërë me dije se për kapjen e shtetasve të mësipërm janë përdorur metoda speciale hetimi.Sipas policisë gjate operacionit te zhvilluar në aksin rrugor ?Lezhë- Shkodër?,në automjetin tip ?Audi?, i cili ishte i parkuar në afërsi të një karburanti, u gjet një sasi Marijuanë e cila rezultoi me peshë 100 (njëqind) kilogram 67 gram.Ndërkohë në vijim të hetimeve në banesën e vjetër të shtetasit D. D. është gjetur edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike me peshë 222 gram lëndë e dyshuar Cannabis Sativa.Gjatë këtij operacioni policia ka bërë me dije se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:100 kilogram e 289 gram lëndë e dyshuar narkotike, Marijuanë, 2 automjete dhe katër telefonë celularë.Ndërkohë vijon operacioni për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe destinacionin perfundimtar të kësaj linje trafiku të drogës.
Recommended