Ora News - Shkatërrohet grupi kriminal që pajisi me leje qëndrimi atentatorin e Berlinit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Antimafia e Antiterrorismi italian me urdhër të Prokurorisë së Napolit kanë shkatërruar mëngjesin e sotëm një grup kriminal i përbërë nga shtetas italianë e të huaj me aktivitet në falsifikim dokumentesh e favorizim të emigracionit klandestinë për qëllime terroriste.

Operacioni i koduar "Mozaiku 2" ka çuar në 8 urdhër arrestimi, e janë përfshirë 19 persona nën hetim 12 shtetas italianë e 7 të huaj me banim në territorin e provincës së Caserta, Napoli e Benevento.

Hetimet kanë nisur në nëntor të 2019 pas mbylljes së hetimeve të operacionit "Mozaiku 1" i cili zbardhi lidhjet në Itali të tunizianit Anis Amri, autori i atentatit terrorist në Berlin më nëntor të vitit 2016, e ku mbetën viktimë 12 persona e u plagosën 56 të tjerë.

Mes 19 të hetuarve është dhe shtetasi Algjerian me inicialet C.M.S i konsideruar personi që pajisi me dokumente të falsifikuara e ndihmoj Anis Amri për të udhëtuar drejt Gjermanisë.

Algjerini C.M.S është përfshirë në hetimet dhe të një operacioni tjetër më 2017, akuzuar nga Prokuroria e Romës për riciklimin e mijëra pasaportave italiane të grabitura nga zyrat e shtetit.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/shkaterrohet-grupi-kriminal-qe-pajisi-me-leje-qendrimi-false-atentatorin-qe-vrau-12-perosna-ne-berlin

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp