Jepnin para me fajde, shkaterrohet grupi kriminal

  • 5 years ago
Policia ka shkatërruar një rrjet kriminal në Shkodër që jepte para me fajde. 12 persona kanë rënë në pranga, mes tyre ish-kancelari i gjykatës së Shkodrës, Artan Dragani, avokatë e policë.

Nëse paratë nuk ktheheshin për një javë, anëtarët e këtij grupi u merrnin qytetarëve pronat, shtëpitë dhe gjithçka që kishin. Sipas policisë, huatë jepeshin me interesa, nga 3 deri në 20 për qind.

Zbulimi i këtij rrjeti u bë pas disa muaj hetimi të Prokurorisë së Shkodrës, e cila me vendim gjykate kishte realizuar një sërë përgjimesh telefonike e ambientale. Në operacionin e koduar ?Maranaj? u përfshinë 160 forca policie dhe më shumë se 30 mjete ku u arrestuan 12 persona ndërsa katër të tjera janë shpallur në kërkim. Noterja Valbona Hajdari dhe dy punonjës policie u pezulluan nga detyra.

Policia bëri publik rezultatet e aksionit ku u sekuestruan 238 mijë euro, 272 mijë dollarë, 20 automjete.

Grupi kishte më shumë se 6 muaj që ushtronte aktivitetin kriminal. Për aksionin reagoi dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili tha se krimi mori një tjetër goditje të fortë. Ndërsa kryeministri Rama theksoi se pas këtij aksioni, qyteti i Shkodrës është më i sigurt.

Tv Klan

Recommended