Report TV -1000- 1500 euro drejt BE-së, shkatërrohet grupi i trafikut të klandestinëve në Pogradec

  • 5 years ago
POGRADEC- Një grup prej pesë personash të cilët trafikonin klandestinë nga Shqipëria me qëllim transportin e tyre në vendet e BE është shkatërruar ditën e sotme. Pesë persona me inicialet H.H, 30 vjeç, B.Gj, 27 vjeç, A.B, 19 vjeç, E.I, 27 vjeç, M.M, 20 vjec dhe E.K, 29 vjeç po transportonin 19 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës 1000- 1500 euro për person.

Pesë personat të cilët ishin banues në Domje apo në Tiranë, i morën klandestinët nga Bilishti, qytet shumë afër pikës kufitare të Kapshticës me Greqinë nga ku vijnë shumica e klandestinëve në Shqipëri dhe me anë të një mjeti minibusi tip Wolkswagen iu drejtuan kryeqytetit. Pikërisht në aksin Pogradec- Qafë Thanë grupi i trafikantëve bashkë me klandestinët është pikasur nga Policia e cila i ka urdhëruar të ndalonin, por trafikantët kanë kundërshtuar urdhërin.

Recommended