Arrestohen hajdutët e kasafortave/ Rrëmbyen miliona lekë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia e Tiranës ka arrestuar tre hajdutët e vjedhjes së një kasaforte me 13 mln lekë në një poliklinikë.Sipas uniformave blu të arrestuarit janë Enis Mara 33 vjeç, Fatjon Shahini I njohur edhe si Fatjon Lila 37 vjeç dhe Euklid Çelmeta qe gjithashtu perdorte edhe emrin Euklid Habili 38 vjeç.Të njëjtat burime shtojnë se këtë tre persona, mëngjesin e sotëm rreth orës 04:05 te Rruga e Kavajës në ambientet e Poliklinikës ?Zonja e Këshillit të Mirë? kanë vjedhur kasafortën në të cilin ndodhej vlera monetare.Në momentin e arrestimit, janë sekuestruar edhe një makinë tip Mercedes Benz, me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet, 1 DVR, një shumë parash, 1 kasafortë dhe 4 telefona celularë.Ndërkohë që të arrestuarit dyshohen edhe si autorë të vjedhjes së një klinike mjekësore në Rrugën e Dibrës, ngjarje e datës 20.01.2020, ku kanë arritur të marrin një shumë prej 413.000 lekësh dhe kanë tentuar të vjedhin edhe kasafortën e kësaj klinike.Gjithashtu, ata dyshohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh të kasafortave në biznese në Tiranë por edhe qytete te tjera te vendit.

Recommended