Arrestohen grabitësit në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona pasi tentuan me armë zjarri që të grabisnin një banesë në rrugën Frederik Shiroka në kryeqytet.Mes të arrestuarve janë Aleks Kala punonjës i gardës si dhe Andi Kraja, i cili punonte si bankier në një bankë të nivelit të dytë.Kala është përjashtuar menjëherë nga Garda pas zbulimit të ngjarjes dhe arrestimit nga policia.Një tjetër person është shpallur në kërkim, ndërkohë që pjesë e bandës është edhe Franc Alimi, i arrestuar për vënie tritoli në lokalin e Arben Koçollarit ditën e enjte. Një muaj më parë, personat e arrestuar tentuan të vidhnin me dhunë dhe nën kërcënimin e armës një banesë. Plani të arrestuarve dështoi në momentin që u pikasën nga pronarët e banesës. Policia njofton se në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar një pistoletë veshjet e përdorura gjatë tentativës për vjedhje, dy automjete, një sasi municioni luftarak si dhe 5 telefona celularë.

Recommended