Protesta në Francë, arrestohen 244 “jelëkverdhë” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Jelekverdhët? kanë protestuar sërish duke shënuar javën e 9 të marshimeve kundër presidentit Emmanuel Macron.



Mediat franceze shkruajnë se rreth 84 mijë protestues bllokuan sheshet kryesore në Paris. Ata këndonin himnin kombëtar dhe mbanin në duar pankarta në të cilat shkruhej ?Pasiguria nuk është punë?.



Por protesta u përshkallëzua duke detyruar policinë të ndërhynte me gazin lotsjellës dhe ujin për të shpërndarë turmën në Harkun e Triumfit.



Sipas ministrisë së brendshme 244 protestues u arrestuan në të gjithë Francën, ndërsa vetëm në Paris u ndaluan 75 prej tyre.

Recommended