“Asnjë lekë pasha Zotin”/ Kryefamiljari: Jemi kthyer te banesa e prishur - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka sjellë këtë të premte rastin e një tjetër banori, banesa e të cilit u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.Klodian Luku, nga Shijaku, bashkë me 16 anëtarët e tjerë të familjes së tij, kanë jetuar në dy çadra. Mirëpo, vështirësia në çadër, e ka detyruar atë dhe familjarët e tij që të kthehen në shtëpinë e dëmtuar, pasi deri më tani institucionet përkatëse nuk i ka dhënë asnjë zgjidhje.Gjatë bisedës me Shefin e kabinetit të kryetarit të PD-së, Dorian Teliti, ai tha se shtëpitë e prishura i ka rregulluar vetë me vëllezërit e tij, sepse deri më tani nuk ka shkuar asnjë ekspert, të paktën për ta vlerësuar.Mes të tjerash, Luku shprehet se shteti ia ka hequr edhe pensionin e invaliditetit që ai kishte 15 vite që e merrte.Pjesë nga biseda:Klodian Luku: Jam Klodian Luku, banor i qytetit të Shijakut. Kam ndenjur katër muaj me familjen, me vëllain 10 vetë atje, 7 këtu, 17. Kemi ndejtur, asnjë gjë s?kemi marrë, asnjë lloj përkrahje. 8 muaj as pension, as përkrahje, as ndihmë sociale asnjë lloj gjëje. Se ku do hamë, se ku do pimë, ja shihe në tokë, asnjë lloj gjëjeDorian Teliti: Shtëpitë që ke pasur, janë dëmtuar shumë?Klodian Luku: Shtëpitë po, i kam shtëpitë e dëmtuara tek babi, të dëmtuara janë, i kam bërë vetë me forcat e mia kur ra tërmeti në fillim fare.Dorian Teliti: Nga shteti, more ndonjë lloj mbështetje?Klodian Luku: Asnjë lloj gjëje, asnjë lloj gjëje, s?ben vaki!Dorian Teliti: As një qind lekësh nuk more?Klodian Luku: As dhjetë lekë, përkundrazi, kanë refuzuar babin, e kanë përzënë nga bashkia përjashta.Dorian Teliti: Pse shkoi i takoi babai?Klodian Luku: Po po me dosje, me gjëra.Dorian Teliti: Dhe e kanë përzënë?Klodian Luku: Po asnjë lloj gjëje a ça janë këta DS1, DS2, asnjë lloj gjëje, fare, fare, are? asnjë lloj gjëje. Shih unë jam invalid kam marrë 15 vjet pension. Shih si jam copë-copë, nuk kam se është turp. Ku do shkoj unë? Për punë jam unë? Del ajo ministrja e shëndetësisë dhe thotë të dalin dhe të punojnë ndërtim. Ku do punoj unë ndërtim me këtë këmbë.Dorian Teliti: Jetoni të gjithë bashkë, jetoni në këto çadra keni ndejtur 4-5 muaj këtu?Klodian Luku: Kemi ndejt 4-5 muaj këtu. Po! Ku do shkojmë? Ku do mbytemi?!Dorian Teliti: Po tani ku janë kthyer te shtëpitë e prishur?Klodian Luku: Te shtëpiat, aty te pallati jemi kthy.Dorian Teliti: Po pse?Klodian Luku: Po s?kemi ça? rrihet më këtu?! Të vdes me këtë vapë. Të vdesim? Babi me tension, me diabet, me zemër, ku të vdesim.Dorian Teliti: Kanë kaluar 11 muaj tani.Klodian Luku: Asnjë lekë pasha Zotin, se është Zoti më vret. Asnjë lekë, po rrimë vetë!
Recommended