Pasditen e të hënës nis sesioni i ri parlamentar - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pasditen e se hënës deputetet do te rikthehen ne Kuvend për te çelur sesionin e ri parlamentar. Ky është sesioni pare ne 3 dekada qe Partia Demokratike nuk është pjese e Parlamentit.Tashme vendet e deputeteve demokrate dhe aleateve te tyre janë zënë nga deputete qe kane krijuar 3 grupe te reja parlamentare, grupi ?Demokrat? i Rudina Hajdarit, grupi ?I pavarur? pjese e te cilit është Ralf Gjoni e grupi i ?Partive te djathta?; grupe te cilat se bashku me grupin parlamentar te PS përbejnë strukturën e re te Kuvendit.Këto grupe parlamentare do te vendosin ne këtë sesion për shkarkimin ose jo te presidentit te republikës, Ilir Meta, vendim i cili merret me 94 vota. Ne tetor përfundon afati i komisionit hetimor i ngritur nga kryetari i shtetit e pasi komisioni i Venecias te japë mendimin e tij për këtë çështje, Parlamenti do te vendose për fatin e Ilir Metës.Por kjo nuk është e vetmja çështje qe Parlamenti ka për te zgjidhur me presidentin e Republikës. Janë 9 ligje qe gjate muajve te verës kreu i shtetit ka refuzuar t?i dekretoje e tani mazhoranca do te vendose nëse do te pranoje vërejtjet e tij apo thjesht do ti miratoje ato pa asnjë ndryshim. Ne fund te muajit nëntor përfundon afati i komisionit për reformën zgjedhore, e mbetet për tu pare nëse ndryshimi i ligjit zgjedhor te do te behet me opozitën e re, pa kontributin e Partisë Demokratike e LSI.Ne këtë sesion, Parlamenti do te miratoje edhe 2 anëtarë te Gjykatës Kushtetuese, pasi Këshilli i Emërimeve ne Drejtësi ka realizuar verifikimin e kandidaturave e pritet vetëm renditja sipas meritës para se t?i dërgohen deputeteve për votim.
Recommended