Të hënën pasdite nis sesioni i ri parlamentar - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nesër ne oren 17.00 nis sesioni i ri parlamentar pas pushimeve te dimrit. Seanca e pare është me karakter kryesisht ceremonial, kryetari i kuvendit do te mbaje nje fjale pershendetese dhe i vetmi vendim qe marrin deputetet është miratimi i kalendarit te punës per 3 muajt e ardhshëm.Ky është sesioni i trete qe parlamenti mblidhet pa opozitën, e cila ka dale tashme jashtë institucioneve; por hapi i pare per zgjidhjen e krizës politikes është hedhur nga te dy kampet politike dhe sfida kryesore e 122 deputeteve eshte miratimi i nje reforme zgjedhore me konsensusin e Partisë Demokratike dhe aleateve te saj deri ne 15 mars. Deri ne mesin e marsit do te shihet nese deputetet e dale nga listat e PD dhe LSI do te arrijnë ti imponohen te mëdhenjve te politikes per te ndryshuar sistemin zgjedhor, apo kërkesa e tyre nuk do te shkoje përtej fjalimeve ne foltoren e parlamentit.Nder vendimet e para te parlamentit siç ka ndodhur rregullisht gjate vitit te kaluar pritet te jete rrëzimi i presidentit Ilir Meta. Kreu i shtetit ka kthyer per rishqyrtim dy ligjet qe rregullojnë median online por mazhoranca ka paralajmëruar rrëzimin e te dy dekreteve.Pertej rrëzimit te dekreteve mazhoranca ne ketë sesion pritet te shkarkoje presidentin e republikës Ilir Meta, qe shënon rastin e pare ne 3 dekada qe kuvendi vendos te largoje kreun e shtetit. Komisionit hetimor i përfundon afati ne 8 prill e me pas i takon seancës plenare te marre me 94 vota vendimin nëse do ta shkarkoje apo jo Ilir Metën.Brenda pak javesh pritet qe te miratoje edhe paketën e njohur me emrin paketa anti-kck, qe përfshin nje ligj per te luftuar krimin e organizuar dhe ndryshime ne ligjet e reformës ne drejtesi ne mënyre qe te merren masa ndaj gjyqtareve apo prokuroreve qe abuzojnë me detyrën.Përveç betejes politike ky vit është shpallur viti i rindërtimit dhe deri me 31 mars ne 3 qarqe te vendit, Tirane, Durrës e Lezhe do te vazhdoje gjendja e jashtëzakonshme per shkak te pasojave te renda qe la tërmeti i 26 nëntorit. Mbetet per tu pare nese kuvendi do te nderhyje per te hartuar ligje te reja apo per te ndryshuar kuadrin ligjor ekzistues ne lidhje me përballimin e fatkeqësive natyrore.
Recommended