Te hënën nis viti i ri akademik - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas procesit te pranimeve, te hënën e 15 tetorit ne universitete nis viti i ri akademik. Shkollat e larta, kane ende kuota te lira por sipas udhëzimit do te plotësohen nga vete fakultetet me zhvendosjen e vijes se kuqe. Ndërkohë mbi 20 mije te rinj jane student per here te pare ne auditore. Zv/ministri i arsimit Ervin Demo tregon per Vizion Plus se procesi i regjistrimeve nuk shënoi probleme. Edhe kete vit 80% e studenteve zgjodhën universitetet publike.Per here te pare ne degët e mësuesisë u aplikua nota mesatare mbi 7. Edhe pse pati nje ulje te numrit te kërkesave, numri dy i arsimit thotë se ky vendim synon rritjen e cilësisë se mësuesve te ardhshëm.Ndërsa per maturantet me mesatare te ulet nen 6, universitetet rajonale kane hapur programe 2 vjeçare. Degët jane përshtatur me tregun e punës sipas rajoneve te vendit.Edhe kete vit rreth 10 mije te rinj vendosen te largohen per te ndjekur studimet ne universitet jashtë Shqipërisë.
Recommended