Report TV -Sot nis rivlerësimi i banesave, rruga si duhet të veproni
  • 4 years ago
TIRANË-Sot hyn në fuqi ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, që është miratuar në Kuvend në fund të vitit të kaluar. Ky ligj, që është konsideruar si një ?amnisti? e radhës, ul shumë detyrimin që paguhet në rast të shitjes së banesës, ose një objekti tjetër të paluajtshëm, i cili normalisht është sa 15% e fitimit.

Sipas ligjit, rivlerësimi mund të bëhet me vlerën e tregut të pasurisë bazuar në një akt ekspertimi lëshuar nga një ekspert i licensuar. Tatimi që individët do duhet të paguajnë për regjistrimin e këtij rivlerësimi është 3% e diferencës mes vlerës së rivlerësuar si më lart dhe vlerës së pasurisë të aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar më parë (për të cilën është paguar tatimi më herët).
Recommended