Ora News - Skema e investimeve strategjike shtyhet deri në 31 dhjetor

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Skema e investimeve strategjike, përmes së cilës mund të përfitojnë lehtësira fiskale subjektet e huaja do të shtyhet me një vit, duke u mbyllur në 31 dhjetor të 2019.

Zv.ministrja e Ekonomisë Albana Shkurta deklaroi se aktualisht po punohet për një ligj të unifikuar i cili synon që të mbrojë si investimet vendase, por edhe ato të huaja.

Albana Shkurta: Duke pasur parasysh që ligji i ri i unifikuar për investimet është në proces dhe drafti i parë pritet të dalë brenda 3-mujorit të parë të 2019,thelbi i ndryshimit është zgjatja e afatit deri në 31 dhjetor 2019.

Sipas zv.ministres aktualisht janë zhvilluar disa takime me grupe te ndryshme interesi të cilëve i janë marë opinionet dhe drafti pritet të jetë gati në fillim të vitit të ardhshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/skema-e-investimeve-strategjike-shtyhet-deri-ne-31-dhjetor

Recommended