Top News - Amnistia e shtëpive/ Shtyhen aplikimet deri 31 dhjetor

  • 4 years ago
Amnistia per rivleresimin e shtepive perkundrejt nje detyrimi tatimor 3 %, pritet te shtyhet deri ne fund te vitit 2020. BIRN, shkruan se nje nisme ligjore për shtyrjen e afatit, është depozituar në muajin qershor në Kuvend dhe pritet të zyrtarizohet brenda këtij muaji. Kjo mesa duket vjen per faktin se deri me tani, qeveria ka marre nje numer te ulet aplikimesh per rivleresimin e prones , per efekt te tatimit mbi fitimet kapitale , e lidhur kryesisht me pandemine. Per kete, shtyrja e afatit per faljen fiskale, do teshtyhet deri ne 31 dhjetor 2020
Shqiptarët që duan të shmangin tatimin mbi fitimet kapitale për pronat e tyre në rast se i shesin në të ardhmen, do të kenë mundësi të aplikojnë për tarifën e reduktuar në masën 3 % deri më 31 dhjetor të këtij viti, falë një shtyrjeje të afatit të propozuar nga qeveria.
Këshilli i Ministrave dorëzoi së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë një kërkesë për ndryshime në ligjin 90/2019 ?Për Rivlerësimin e Pasurisë së Paluajtshme?, në të cilin kërkohet që afati i zbatimit të këtij ligji të jetë fundi i këtij viti dhe jo 30 shtatori, siç ishte më parë.
Në relacionin shoqërues qeveria thotë se deri më tani ka marrë kërkesa për rivlerësim të 19 mijë pronave, shumica dërrmuese e të cilave janë dorëzuar para fillimit të pandemisë në mes të majit mars.
Shqiptarët paguajnë që nga viti 2009 tatim mbi fitimin ose mbi të ardhurat personale në masën 15 % të diferencës mes çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes së një prone të paluajtshme.
Ky lloj tatimi u vendos në Shqipëri si pjesë e paketës së taksës së sheshtë dhe shkaktoi telashe të shumta për shqiptarët, për shkak se shumica e pronave në vend nuk kanë një histori shitblerjeje dhe, rrjedhimisht, në shumë raste tatimi 15 % mbi fitimin kthehet në tatim mbi të gjithë vlerën e shitjes.
Pasi u zbatua për herë të parë në vitin 2009, ky tatim në praktikë bllokoi shit-blerjen e pronave të patundshme për shumë muaj.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Amnistia#TopChannel

Recommended