Ora News - Fermerët afat deri në 31 dhjetor për të aplikuar për tu pajisur me AMTP

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me një kërkesë dhe një çertifikatë familjare, të gjithë fermerët që nuk kanë aktin e marrjes në pronësi të tokës bujqësore kanë do të duhet të paraqiten pranë njësive vendore brenda 31 dhjetorit për tu pjisur më pas me dokument pronësie dhe kjo vlen për të gjithë fermerët që kanë përfituar tokë bujqësore në bazë të ligjit 7501 dhe që nuk kanë ende pronësi mbi tokën.

Numri dy i ministrisë së Bujqësisë në një intervistë për Ora News, deklaron se në të gjithë vendin numërohen mbi 5% e fermerëve, të cilët nuk kanë asnjë dokument për tokën që përdorin. Ndërsa veriu është zona me numrin më të lartë të fermerëve me këtë problematike.

Ermira Gjeçi: 31 dhjetori i 2018 është afati i fundit ligjor që ne i kemi dhënë të gjithë fermerëve që të paraqiten pranë bashkive me dokumentat të cilat kërkohen për nisjen e procesit apo fillimin e një kërkesë për tu pajisur me AMTP.

Por çfarë do të ndodhë nëse fermerët nuk aplikojnë brenda këtij afati. Pastaj zgjidhjen e jep gjykata.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fermeret-afat-deri-ne-31-dhjetor-te-aplikuar-tu-pajisur-me-amtp

Recommended