Report TV - Balluku: Shtyhet afati për importin e makinave të përdorura
  • 5 years ago
TIRANE-Qeveria ka vendosur sot që të ndryshojë vendimin për importin e makinave të përdoruara. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur rishikimi i vendimit dhe shtyrja e afatit deri në 31 Dhjetor të këtij viti. Ligji i miratuar në tetorin e vitit të kaluar vendoste kufizime lidhur me importet e makinave të përdorura me vjetërsi mbi 10 vjet.

Por, sot ministrja Balluku deklaroi se janë ndryshuar afatet lidhur me hyrjen në fuqi të ligjit duke e kaluar nga 28 shkurti 2018 në 31 dhjetor 2019. Ministrja theksoi se vendimi i sotëm lejon zhdoganimin e automjeteve që kanë hyrë në Shqipëri pas hyrjes në fuqi të VKM 633 (që vendoste kufizime me vjetërsi mbi 10 vjet) duke i lejuar që të bëjnë zhdoganimet e mjeteve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë deri në datë 31 dhjetor 2019.

Deklarata e plotë e ministres Balinda Balluku
Jam këtu përpara jush sot për t'ju komunikuar disa ndryshime

të bëra gjatë mbledhjes së Qeverisë në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 633, datë 26.10.2018?Për masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike dhe reduktimin e shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe të lëndës së ngurtë pezull nga motorët me ndezje pozitive dhe ata me ndezje me kompresion që djegin gaz natyror apo të lëngshëm për përdorim në automjete?.

Kërkesat për këto ndryshime kanë ardhur fillimisht nga qytetarët

përmes platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al.

Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë organizoi një dëgjesë publike, me përfaqësues të grupeve të interesit.

Ekspertët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë shqyrtuar me kujdes të gjitha pretendimet e grupeve të interesit, duke vlerësuar dhe interesin primar për mbrojtjen e mjedisit nga shkarkimet e gazrave në ajër.
Recommended