Report TV -Shtyhet afati për aplikimin për garancinë e dytë sovrane
  • 4 years ago
Një ditë përpara se të përfundojë afati që kanë bizneset për të aplikuar për garancinë e dytë sovrane, Ministria e Financave ka vendosur të shtyjë afatin. Ministrja e Financave Anila Denaj ka njoftuar se bizneset do të kenë mundësinë për të aplikuar për marrjen e kredisë deri në fund të muajit shtator të këtij viti. Afati fillestar ishte data 2 gusht 2020. Një vendim i tillë sipas Denaj është marrë për të lehtësuar dhe zbutur efektet që po lë pandemia tek çdo biznes.
Recommended