RTV Ora - Kryesia e PS-së, 3 orë mbledhje për zgjedhjet. Spiropali: Opozita kërkon destabilitet
  • 5 years ago
#rtvora
Sekretarja për bashkëqeverisjen dhe aleancat, njëkohësisht dhe anëtare kryesie në PS-së Elisa Spiropali deklaroi se opozita po kërkon të tensionojë gjendjen në vend përmes protestave.

Duke folur pas mbledhjes 3 orëshe të Kryesisë së PS-së, Spiropali tha se PD dhe aleatët e saj duan të krijojnë destabilitet dhe të kthejnë Shqipërinë mbrapa.

Sa i takon mbledhjes së Kryesisë, Spiropali tha se diskutuan për zgjedhjet.

Spiropali: Jemi të gatshëm të garantojmë proces zgjedhor të drejtë për shqiptarët. Ne nuk do të shkojmë në zgjedhje pa opozitën, turp që PD-ja i la në rrugë zgjedhësit e saj.Po punojmë për organizimin në territor dhe në bazë të afateve që jep kodi do të përcaktojmë koalicionet dhe kandidatët.

Në ditët e para të muajit maj pritet të shpallen kandidaturat për kryebashkiakë në mbledhjen e Asamblesë të PS-së.

Me 13 maj përfundon afati i regjistrimit të listës shumëemërore për kryetarët dhe këshilltarët bashkiakë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perfundon-mbledhja-e-kryesise-se-partise-socialiste

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended