1300 efektivë në gatishmëri/ Opozita kërkon protestë deri në mesnatë, policia vetëm 2 orë leje

  • 5 years ago
Partia demokratike kërkon leje marshimi deri në mesnatë duke nisur prej orës 19:00 para Kryeministrisë, policia e Tiranës miraton lejen deri në ora 21:00.

Rreth 1300 efektivë pritet të jenë në gatishmëri të vendosura në institucionet e rëndësisë së veçantë përfshi Kryeministrinë, Kryesinë e Kuvendi, Parlamentin dhe Ministrinë e Brendshme.

Ndërsa prej orës 17:30 do të nis dhe bllokimi i qarkullimit në Bulevardin kryesor e më pas prej orës 18:30 minuta edhe akset që lidhin Bulevardin me unazën.

Pjesë e kordonit të sigurisë janë kangjellat metalike, autoblindat e shpërndarjes së turmave me presion uji si dhe afro 350 efektiv të gardës së republikës.