Protesta para Kuvendit, policia: Janë lënduar 6 efektivë, opozita të distancohet nga dhuna

  • 5 years ago
Policia e Shtetit deklaron se gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur krahas zv.drejtorit të Policisë së Tiranës, 6 efektivë.

Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, ndërsa më pas janë dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore. Një ndër to raportohet se ka dëmtime të rënda në krah.

Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe goditjet ndaj punonjësve të rendit.

Recommended