Report TV -PD Shkodër distancohet nga dhuna ndaj KZAZ

  • 5 years ago
Pas arrestimit të punonjësve të bashkisë së Shkodrës dhe militantëve për zjarrin që i vendosën dje KZAZ-së nr. 3, ish-deputetët e PD-së janë thirrur në një takim në drejtorinë e policisë nga kreu i këtij institucioni Niko Brahimaj.

Report Tv mëson se në takim është diskutuar me tone të qeta, për të shmangur konfliktet dhe përplasjet. Në përfundim të takimit, ku ishin ish-deputetët Gurakuqi, Ulqinaku dhe Lorenc Luka, kryetari i PD-së në Shkodër, Amulli u distancua nga dhuna, ndërsa kishte një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama.

"I kërkuam drejtorit të mos bëjë ndalime politike. Distancohemi nga dhuna. Rama mos të mendojë të vijë nesër në Shkodër se do përballet me protesta nga me të ndryshmet" deklaroi ai. Ndërsa Romeo Gurakuqi mohoi që të kishte një urdhër për arrestimin e ish-deputetit Bardh Spahia.

"Nuk ka urdhër ndalimi për ish deputetin Spahia. Duhet të respektohet autonomia vendore" deklaroi ai. Ndërkohë që gjatë momentit që ish-deputetët ishin në komisariat, jashtë ambienteve kishte edhe shumë militantë të PD-së që kërkonin lirimin e të arrestuarve.

Recommended