Fleckenstein: U zhgënjeva nga Kryemadhi...opozita s'mund të thotë 'protesta e imja por dhuna jo'!
  • 5 years ago
Raportuesi për Shqipërinë në parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, foli me tone të ashpra për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në takimin që ka pasur dje me të dhe liderin e opozitës Basha, si pjesë e delegacionit të PE-së në Tiranë.

Fleckenstein në konferencën përmbyllëse të vizitës së delegacionit në Shqipëri, tha se  në takim foli vetëm kryedemokrati Lulzim Basha, por Kryemadhi tha vetëm një fjali në fund të takimit.

"Ne të gjithë, mbajmë në mendje datën 19 qershor kur do të merret vendimi në Bruksel Reforma dhe Vettingu po vazhdojnë. Këto janë ato që ka kërkuar këshilli për të dhënë një përfundim pozitiv. Në bëjmë thirrje të mbahen parasysh këto progrese.

Kur unë kam ardhur në fillim ka qenë një bojkot nga opozita dhe asgjë nuk ka ndryshuar nga atëherë. Bojkoti nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur problemet. Ata duhet të shkojnë në parlament. Ata duhet të kryejnë diskutime në kuvend dhe jo protesta në rrugë. Dje patëm disa shkëmbime me disa ish-deputetë. Zoti Basha foli me ne. Ne i bëmë të qartë se i kuptojmë nga njëra amë se ne i kuptojme problemet e tij por bojkoti nuk i zgjidh ato. U zhgënjeva nga kryetarja e LSI. Ajo tha se e kanë marrë vendimin e tyre dhe në rast se ne nuk e kuptojmë këtë gjë nuk është problemi i tyre", tha ai.

Sa i përket protestave të dhunshme të opozitës, Fleckenstein tha se opozita duhet të mbajë përgjegjësi.

"Ata që organizojnë protesta duhet të kujdesen për të parandaluar dhunën. Ata që organizojnë protesta duhet të mbajnë përgjegjësi. Nuk mund të organizosh protesta dhe të thuash nuk është dhuna ime. Pamjet e dhunës do të kenë pasojë për diskutimet që do të organizohen në qershor", u shpreh ai.
Recommended