Protesta e opozitës në 16 shkurt, Kryemadhi zbulon skenarin: Mund të rrethohet Kryeministria

  • 5 years ago
Në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo? në Report Tv e ftuar është kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. E pyetur se pse opozita shtyri protestat, Kryemadhi tha se një tezë e tillë nuk qëndron, pasi sipas saj, opozita nuk pati publikuar një axhendë konkrete por ka paralajmëruar denoncimin në vazhdimësi të aferave korruptive të qeverisë sipas saj dhe më pas nisjen e protestave. Ajo tha se ndryshimi i kabinetit qeveritar në masën 90% është fryt i punës së opozitës në denoncimin e përditshëm të keqqeverisjes sipas saj. Sa i takon protestës së 16 shkurtit, Kryemadhi nuk ndan të njëjtin qëndrim si Basha për qëllimet e këtij tubimi. Ajo tha se në këtë protestë nuk do dalë për rrëzimin e Ramës dhe as për rotacion politik, por për të ngjallur shpresë te shqiptarët, por nga ana tjetër foli për një skenar rrethimi të Kryeministrisë. Nga ana tjetër, kreu demokrat, Lulzim Basha ka përdorur tone të ashpra duke paralajmëruar një ditë të vështirë për qeverinë dhe Ramën në 16 shkurt.

Recommended