Kryemadhi: Opozita jo më "zjarrfikëse" e protestave. Lajme pa fund nga nesër
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha para ndërtesës së Parlamentit se zgjidhja e vetme e opozitës është rrëzimi i Edi Ramës dhe që nga nesër e tutje sipas saj, mediat do të kenë lajme pafund. Kryemadhi tha se opozitës deri më tani i është vënë damka si "zjarrfikëse" e protestave, por kjo nuk do të ndodhë më sipas saj.

Kryemadhi: Shumë shpejt do të mblidhemi. Këtu nuk është çështje bojkoti, se nuk ke çfarë bojkoton më. Këtu është çështja për të larguar një orë e më parë njeriun që ka marrë peng shqiptarët. Zt. Basha e tha shumë mirë, opozita do të bashkohet për të ecur përpara drejt zgjidhjes së problemeve. Sot kemi një Parlament të marrë peng. Nuk është gjë e re për ne, por për të gjithë ata që nuk kanë pasur sy dhe vesh për ta parë. Nuk ka më nevojë për protesta masive. Ke me qindra e mijëra studentë që bojkotojnë mësimin, ke qindra e mijëra prindër që i mbështesin ata, ke minatorët, ke naftëtarë, ke biznesin e vogël që është gati për ngritur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-opozita-jo-me-zjarrfikese-e-protestave-lajme-pa-fund-nga-neser
Recommended