Kryemadhi te '5 pyetjet nga Babaramo': Opozita detyroi Ramën të ndryshonte 90% të qeverisë

  • 5 years ago
E ftuar te '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se opozita, duke denoncuar çdo ditë korrupsionin, detyroi Ramën të ndryshonte 90% të qeverisë. "Nuk kemi shtyrë asnjë protestë. Kemi thënë që kemi një axhendë të ngjeshur me denoncime dhe protesta. Por asnjëherë nuk kemi thënë se cila është axhenda. Në mandatin e dytë qeverisës, brenda 12 apo 13 muajsh ndryshon 90% e saj, vetëm kryeministri nuk ndryshon. Kjo ka ardhur si rezultat i axhendës së ngjeshur të opozitës në bashkëpunim me grupet e interesit, shoqërinë civile që kanë qenë pjesë e kësaj axhende për të denoncuar korrupsionin e qeverisë", u shpreh Kryemadhi.

Recommended