Ekonomia dhe zhvillimet në PS-së, Malaj dhe Spiropali sonte te ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report TV
  • 5 years ago
Sonte në emisionin ?5 Pyetjet nga Babaramo? në 20:30 në Report Tv janë të ftuar anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj dhe ministrja e re e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Në pjesën e parë të emisionit me ish-ministrin Malaj, që aktualisht është pjesë e Këshillit Mbikëqyrës do të diskutohet për ekonominë.

Ndërkohë që në pjesën e dytë me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin do të diskutohet për sfidën e re të Spiropalit, organizimin e Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, por edhe zhvillimet e fundit brenda shumicës.
Recommended