Report TV -Opozita del nga karantina dhe zbret në terren, Basha-Kryemadhi: Aksioni me takime
  • 4 years ago
TIRANE-Opozita shqiptare do të zbresë në terren me kauzën e re, që sipas tyre është ekonomia. Vendimi u mor sot nga Lulzim Basha pas takimit me aleatët në selinë blu që zgjati për më shumë se një orë. Në përfundim të takimit, nga selia blu u shpërnda një njoftim për mediat, ku Lulzim Basha shprehej se aksioni opozitar do të shtrihet në takime të përditshme në të gjithë Shqipërinë. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi për mediat. Opozita akuzon qeverinë se ka keqmenaxhuar situatën e shkaktuar nga koronavirusi dhe se po vjedh dhe grabit shqiptarët me tenderat.
Recommended