RTV Ora – Opozita sot protestë deri në mesnatë, policia e FNSH ruan institucionet

  • 5 years ago
#rtvora
Janë plot 1500 efektive që do të angazhohen në protestën e thirrur nga opozita këtë të shtunë. Nga organizatorët e protestës është njoftuar se protesta do të zgjasë nga ora 19:00 deri në mesnatë dhe ajo do te jetë një protestë marshim në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Por në pergjigjen zyrtare të rikthyer nga policia kerkohet që protesta të përqëndrohet vetem ne bulevardin kryesor, pasi pengon vijim normalisht të aktivitetit të qytetarëve jo protestues.

Ndërkohë mësohet policia i ?druhet? incidenteve apo skenarëve të dhunshëm, ndaj për këtë arsye, plani i masave që është hartuar nga uniformat blu është më i përforcuar se gjatë protestave të fundit që janë zhvilluar.

Policia ka kaluar ne gadishmeri të përforcuar që prej mbrëmjes së të premtes ndërsa në gatishmëri kanë kaluar edhe policia e burgjeve dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Renea-s.

Nga ana tjetër policia rrugore do të bllokojë dhe devijojë qarkullimin në të gjitha akset që të çojnë drejt sheshit ?Skënderbej? dhe Bulevardit ?Dëshmorët e Kombit?.

Po krahas efektiveve masa janë marrë edhe në infrastrukturë.

Në cdo pike strategjike janë vendosur kamera sigurie me rezolucion të lartë duke zevendësuar edhe ato të dëmtuarat në protestat e meparshme. Ndërsa nuk ka munguar edhe lyerja me graso e shtyllave te tensionit ne bulevard.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sot-protesta-e-opozites-1500-efektive-policie-ne-gatishmeri
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended