Banorët në Bulqizë protestë për ujin, institucionet: Keni të drejtë, por s'kemi lekë
  • 5 years ago
Pas protestës së zhvilluar pak ditë më parë nga banorët e njësisë administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës në lidhje me mungesën e ujit të pijshëm, kanë ardhur edhe reagimet e institucioneve vendore. Për prefektin e Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, kërkesat e banorëve për furnizim me ujë të pijshëm janë të drejta dhe se pushteti vendor duhet të takojë banorët dhe t?i sqarojë ata në lidhje me investimin.

Nga ana tjetër Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi tha se projekti i financuar për këtë ujësjellës është i ndarë në dy faza. Faza e parë ka mbaruar ndërsa shtoi se vlera e projektit të dytë i rrjetit shpërndarës në familje kap vlerën e 184 milione lekëve dhe është e papërballueshme për buxhetin e Bashkisë. Banorët e Gjoricës kanë paralajmëruar rikthimin e protestave nëse problemi i ujit të pijshëm për ta nuk zgjidhet shumë shpejt.
Recommended