Report Tv-Mollët stok në Devoll, banorët: Çmimin e kemi ulur por nuk kemi treg për shitje

  • 5 years ago
Çmimet e fruta perimeve në kryeqytet sa vijnë e rritën, ndërkohë që prodhimi i fermerëve të fshatrave të Devollit prej disa muajsh ka mbetur stok në magazina. Mungesa e tregut si edhe superprodhimi i mollëve po i çon ata drejt falimentimit.

Tonelata mollesh të prodhuara në rrethin e Devollit ashtu si edhe në Korçë kanë ngelur pa u shitur. Të shqetësuar për faktin se prodhimi nuk po shitet, fermerët e fshatit Mançurisht tregojnë se mollët i shesin nën kosto. Aktualisht 1 kg mollë shitet për vetëm 15 lekë, ndërsa ky çmim dhjetëfishohet kur arrinë në kryeqytet.

Ndërsa i pyesim për interesimin e qeveritarëve, ata shprehen se asnjë nuk interesohet përvec kohës së fushatës kur kërkohen votat. Ndërsa theksojnë se Report Tv është media e vetme që ka vizituar fshatin Mançurisht për të parë nga afër këtë problematikë.

Mungesa e tregut ka ekzistuar prej disa vitesh në fshatrat e rrethit të Devollit dhe ende nuk është gjetur asnjë zgjidhje. Të lënë në mëshirë të fatit, ata apelojnë për ndihmë dukë kërkuar që qeveritarët të shohin nga afër gjendjen e tyre. Çmimi që ata ofrojnë prej 15 lekë nuk i mbulon as koston e shërbimeve që u duhet t?u kryhet pemëve.

Recommended