Naftëtarët në protestë, tensione me policinë dhe FNSh, kreu i sindikatës: Nuk duam që Ballshi ...

  • 3 years ago
Ka pasur dhe tensione e përplasje mes tyre. Punonjësit kërkojnë të marrin pagat e prapambetura si dhe rinisjen e punës pasi nuk ka pasur asnjë reagim nga kompania por as nga Ministrja e Energjitikës. Ata prisnin që ditën e sotme të vinin përfaqësues nga kompania.

Kryetari i sindikatës së naftëtarëve të bashkuar Sokol Dautaj ka dalë në një deklaratë përpara naftëtarëve dhe me një mesazh drejtuar administratorëve të uzinës në mbrojtje të saj dhe jeës së komunitetit.

Ai thotë që protestuesit nuk duan që Ballshi të kthehet si Beiruti kjo pasi pajisjet teknologjike dhe kimike që ndodhen në uzinë rrezikojnë të shpërthejnë në zjarr nëse nuk mirëmbahen.

Recommended