Bojkotoi zgjedhjet, por opozita i kërkon KQZ së materialet e 30 Qershorit dhe pamjet
  • 5 years ago
Partitë e koalicionit opozitar i kërkojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t?u vërë në dispozicion materialet zgjedhore të 30 Qershorit. Opozita shprehet se synimi i saj është që përmes këtyre materialeve, të dëshmojë sipas saj manipulimet e kryera më 30 Qershor, ku akuzon PS-në se mbushi kutitë duke rritur fiktivisht numrin e pjesëmarrjes.

Partia Demokratike thekson se partitë e opozitës kanë kërkuar vënien në dispozicion të materialeve zgjedhore duke iu referuar Kodit të Procedurës Administrative dhe Ligjit për të Drejtën e Informimit. Por kujtojmë se PD-LSI dhe aleatët e opozitës bojkotuan procesin e 30 Qershorit, ndërsa kërkesa për të pasur anëtarë në KZAZ-të u rrëzua nga KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor.

Selia blu thotë se materialet zgjedhore nuk klasifikohen si sekret dhe, sipas ligjit, ato duhet të vihen në dispozicion brenda 10 ditësh. Në letër thuhet se kërkesa për vënien në dispozicion të materialeve zgjedhore bëhet ?në kushtet, kur opozitës iu mohua përfaqësimi me anëtarë në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore në votimet moniste të 30 Qershorit". Kërkesa është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në emër të partive të koalicionit opozitar, përfshin 8 elementë:
Recommended