Ora News - Zgjedhjet e 30 qershorit, KQZ miraton pagesën e anëtarëve në KZAZ dhe KQV

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar strukturën e punonjësve që do të administrojë zgjedhjet vendore, por dhe sistemin e vëzhgimit të numërimit të votave. Vendimet për fazën përgatitore, vijojnë të merren me 5 anëtarë. Opozita ende nuk ka dërguar emrat për dy anëtarët e saj, madje në mbledhje nuk morën pjesë as përfaqësuesit e PD.

KQZ miratoi përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave, për zgjedhjet e 30 qershor 2019.

Kryetarët dhe zv.kryetarët do të shpërblehen me 65.000 lekë, për anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-ve paga shkon në 60.000 lekë. Kryetarët e KQV-ve do të shpërblehen në vlerën 4.000 lekë, ndërsa sekretarët e KQV-ve me 3.500 lekë. Anëtarët e Grupit të Numërimit të Votave propozohet të marrin nga 6.000 lekë. Gjithashtu Komisioni emëroi audit teknicien për mbikqyrjen e hartimit të listës së zgjedhësve, Lorenc Bako.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zgjedhjet-e-30-qershorit-kqz-diskuton-pagesen-e-anetareve-ne-kzaz-dhe-kqv

Recommended