KQZ miraton perberjen e KZAZ

  • 5 years ago
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar përbërjen e 90 komisioneve zonale të administrimit zgjedhor, që do të përfaqësohen nga 3 forca PS, PD dhe LSI.

Ligji elektoral e parashikon se 2 forcat e para në zgjedhje në maxhorancë dhe opozitë të propozojnë nga 2 anëtarë dhe nga një anëtare forcat e renditura të dytat në koalicionet parazgjedhore. Anëtari i 7 zgjidhet me short mes 2 partive më të mëdha. Por dalja e partive të vetme në zgjedhjet e 2017 kanë detyruar KQZ të bëjnë një konfigurim të ri.

Pas shortit është vendosur që në KZAZ me numër çift, anëtarin e 7 e propozon PS dhe në ato me numër tek PD.

Përveç dy vakancave të krijuar në KQZ nga mungesa e propozimit të anëtarëve të rinj nga opozita, në mbledhjen e kësaj të premte asnjë nga 2 forcat kryesore të opozitës nuk kishin sjellë përfaqësuesit e tyre në këtë institucion.

Në partitë parlamentare do të bien dakord të miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, KQZ duhet të rinisë nga e para procesin përgatitor për zgjidhet bazuar në rregullat e reja, disa prej të cilave parashikojnë dhe depolitizimin e KZAZ-ve.

Tv Klan

Recommended