KQZ miraton vezhguesit e SHBA

  • 5 years ago
Të mërkurën Kongresi i Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Evropës vendosi të anulonte delegacionin e vëzhguesve në Shqipëri, por pavarësisht kësaj tërheqje zgjedhjet e 30 Qershorit do të monitorohen nga 1500 vëzhgues vendas e të huaj.

Veç 250 vëzhguesve afatëshkurtër dhe 27 afatgjatë të ODIHR të miratuar tashmë, KQZ ka miratuar këtë të enjte  kërkesën e ambasadës së SHBA, ambasadës britanike dhe asaj italiane për të patur vëzhguesit e tyre këtë të dielë në disa qendra votimi dhe KZAZ. 20 vëzhgues dhe 19 përkthyes të përzgjedhur nga selia diplomatike e SHBA do të monitorojnë këtë proces, 4 vëzhgues të shoqëruar nga 4 përkthyes vendas do të kenë respektivisht ambasada britanike dhe ajo italiane.

Ndërkohe paraditen e kësaj të enjte ka mbërritur dhe kërkesa e selisë së delegacionit të BE që kërkon po ashtu të vëzhgojë zgjedhjet e 30 Qershorit përmes 4 të përzgjedhurve të saj që kryesohen nga ambasadori Soreca të shoqëruar nga 4 përkthyes.

Interes kanë shprehur dhe një numër i madh gazetarësh të huaj që janë akredituar në KQZ për të ndjekur këto zgjedhje. Kjo pasi ky proces ka marrë një vëmendje të madhe për shkak të bojkotit të opozitës dhe që ka paralajmëruar se do t'i pengojë ato të zhvillohen pas dekretit të Presidentit që e ka anuluar si datën e zgjedhjeve lokale. Dekret që nga mazhoranca konsiderohet si nul bazuar dhe tek vendimi i Kolegjit Zgjedhor që me vendim të formës së prerë i dha të drejtë KQZ-së dhe e cilësoi 30 Qershorin si datën e zgjedhjeve.

Tv Klan

Recommended