Verifikimi i financimeve/ KQZ miraton tre vendime, Zguri: Do përgjigjen edhe kryebashkiakët

  • 5 years ago
Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi tre vendim mjaft të rëndësishme për procedurën e kontrollit dhe verifikimit të financimeve dhe shpenzimeve të partive politike dhe fushatës zgjedhore.

KQZ miratoi formatin e standardizuar të raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik.

Gjithashtu raportin e auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për fushatën zgjedhore dhe raportit të monitorimit të fushatës zgjedhore.

Por edhe disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.1, datë 31.05.2017 për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore.

Në përfundim të mbledhjes, kryetari i KQZ-së Zguri tha se "Reforma Zgjedhore nuk po shënon progres, por KQZ po rekomandon adresimet e OSBE-së.

Zgjedhjet që vijnë do të shënojnë përmirësim si financimit dhe transparencës dhe këtyre akteve që miratuam. Ne presim më shumë ligjshmëri nga partitë. Në zgjedhjet e ardhshme do të raportojnë edhe kryetarët e bashkive për financimet" tha ai.

Kohët e fundit në Shqipëri është rihapur debati për financimet, pasi hetimeve që prokuroria po bën për lobimet e PD-së në SHBA. Sot janë regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit edhe tre parti të tjera, ?Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet??, ?Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar ?? dhe ?Partia Ora e Shqipërisë??.

Recommended